Eshte kaq e veshtirë të thuash : FALEMINDERIT?
Nga Merita Bajraktari McCormack, Washington DC.
Botoi "Illyria"New York, tetor 19, 2007 dhe "Tirana Observer " ,Tirane, 20 Tetor 2007
Këtë pyetje natyrisht aq më shumë sa ia drejtoj dikujt që më lexon aq më shumë ia drejtoj edhe vetes time,dhe megjithëse e di që kam një fare reference pozitive krahasimi, sërish, meqë po e shkruaj në gjuhën shqipe e kam me shqiptarët në përgjithësi, se sa me individë si vetja ime.
Për ca kohë,në vitet nëntëdhjetë, unë jetoja dhe punoja në Afrikën e Jugut , kur Nelson Mandela ose si e thërrisnin lokalët Madiba, kishte dalë nga burgu ku “BARDHOSHËT” e izoluan për pothuaj tre dekada në Robin Island dhe ai nga një burgosur politik, meritueshëm u bë President i një shteti që deri atëherë nuk respektonte të drejtat më elementare të njerëzve me lëkurë me ngjyrë të zezë .
Edhe indianet (nga lindja) trajtoheshin të bardhë.C’farë ishin vendalinj ishin të detyruar për shkak të ngjyrës së lëkurës të vuanin vetëm sepse ata ishin lindur të zinj.Apartejdi bëri gjithë ato krime dhe ende vazhdon puna me këshillin ripajtues, (që i mungon Shqipërisë sonë, por tjetër herë për këtë).
E porsa mbërritur nga Shqipëria,ku i vetmi zezak që njihja ishte komshiu jonë, i buzëqeshuri, gjyshi i të talentuarës balerinë, që jetonin në lagjen Ali Demi. Kush merrte autobuzin tek Poligrafiku,për në qendër të kryeqytetit, e di për kë po flas, por le te tregoj gjendjen time në përballjen fillestare me zezakët në Afrikë. Ishte një kthim 180 gradë, pasi unë u gjenda një ndër nëntë personat e bardhë në Semonkong të Lesothos, ku ne jetonim dhe punonim. Kujtoj që duke ecur rrugës ditët e para,isha mjaft e kujdesshme, duke mos dashur të kem probleme, pa biseduar me askënd, isha pak e hutuar, shpesh mbahesha pas krahut të tim shoqi, megjithëse kureshtare në maksimum për çdo gjë.Të them të drejtën, druhesha edhe të pëshpërisja “Mirmëngjez”, ndërsa Tabitha, ndihmësja e jonë e emëruar nga projekti për punët shtëpiake ishte kaq e qeshur, kaq e lumtur , kaq e çiltër..Shpesh më përshëndeste me fjalë,shpesh me buzëqeshje, ose me ndonjë vallëzim improvizues, që më habiste, shpesh thoshte nga një fjalë që une i trembesha fillimisht…. “Kea leboha -(kealebuha lexohet) thoshte ajo …dhe unë stepesha,derisa im shoq më tha ajo po të falenderon që pranove të punësohet ketu…Unë atëherë mbaj mend i shkrova një letër apologjie më tepër për stepjen time, dhe në çdo paragraf i thashë “Faleminderit” – në anglisht dhe u mundova edhe në gjuhën e saj. Ato ditë nuk më shqiten kurrësesi nga mendja… Ajo vajzë e varfër materialisht por tepër e pasur shpirtërisht,e mbrujtur me besim tek Zoti dhe me shpresë për të ardhme më të mirë,cdo ditë më falenderonte shpesh,mbase dhjetë herë në ditë. Mësova se si me të hollat që fitonte shtonte nga nje gjë të vogël,mjete jetese, në rondavilën e saj,që s’ishte tjetër gjë,veç fatkeqësisht një kasolle balte dhe pyrteke me çati thekre. Cuditërisht ata si tribu(Basotho) ishin shumë të lumtur. Sa herë të kaloje nga kisha ose shkollat e tyre dëgjoje zëra mahnitësh në këngë. Hymnet e tyre ishin fantastike.As edhe një orkestër perëndimore s’do të mund të harmonizonte asamblet e harqeve aq bukur sa harmonizonin zërat njerëzit e mbretërisë në qiell- “Kingdom in the Sky”(sic e ka moto-logon Lesotho).Sinqerisht ndjehesha e turpëruar që isha stepur nga injoranca ime, fillimisht, por pak nga pak, duke hyrë në shpirtin e tyre, u bëmë mike me Tabithën dhe pa merak i besoja çdo gjë dhe mundohesha të falenderoja duke menduar gjithmonë se sa mbrapa jemi ne shqiptarët me falenderimet.Shpesh kam thënë dhe them: “Shumë gabime kemi (kishim) kur themi(thoshim) mos bëj keshtu si “zulu-të” ,por sinqerisht më besoni, sikur ne shqiptarët të ishim të paktën të falenderueshëm sa gjysma e tribusë Zulu(binjakë me Basotho dhe nëntë tribu të tjera Afrikano Jugore),do ishim shumë më mirë sot. Por sërish nuk dua të hyj në detaje krahasuese tribale,vetëm se këtu jemi shumë mbrapa!
“Kea Laboha Madiba” ishte shkruar ne një parullë dore mbajtur nga një fëmijë Basotho(banor i Lesothos) kur Mandela vizitoi Maseru-n kryeqytetin e Lesothos, në fillimet e presidencës Jug Afrikane tashmë…tek nxitonim të kapnim një çikëz nga makina e tij në autokolonë dhe për të pasur një vend ku të kapnim pamjen e fytyrës, unë te them të drejtën sa interes kisha tek Mandela si njeri, aq isha e tërhequr nga parulla e vogëlushit me fjalët në gjuhën e nënës së tij: “Faleminderit Mandela”!Kishte të drejte vogelushi, duhej falenderuar liberatori! Sërish edhe në ato caste, në mëndje kujtova po ne shqiptarët dimë të falenderojme dhe a falenderojmë si duhet dhe kë duhet.
Me këto mendime u rizgjova sërsih këto ditë, kur po shfletoj librin “Left to Tell-Kam Rrojtur Për Të Treguar” të Immaculee Ilibagiza, Ruandezes që sa isha në Afrikë nuk e njoha,kur ajo përjetonte tmerret e gjenocidit. Ajo atëhere ishte veç 22 vjeç dhe ishte studente në kolegj,e ardhur me pushimet e pashkëve pranë familjes së saj , besimtarë të fesë katolike. Në atë periudhë vdiq presidenti Ruandez ,dhe shpërtheu një luftë e tmershme ,ku për tre muaj u bë një kasaphanë e vërtetë dhe reth një million njerëz të tribusë Tutsi humbën jetën.
Immaculee mbijteoi duke u fshehur në banjën e vogël të shtëpisë së një pastori të tribusë Hutu,me shtatë persona të tjerë.Aty ndenjën për tre muaj rradhë ngjeshur e frikësuar duke u përballur me vdekjen çdo minutë, pasi vrasësit ishin në dhomë shpesh,pa e ditur kush ishte në banjë,dera e të cilës ishte maskuar nga një tablo e thjeshtë kompensate.Në libër, Immaculee tregon ngjarjet e tmerrshme se ç’farë ndodhi ato nënëtëdhjetë e një ditë të tmerrshme duke përshkruar edhe vrasjet e familjarëve të saj.
Por ashtu sikurse tmerri që ajo kaloi, mua më bën përshtypje,gjithashtu edhe fakti se si ajo e përshkruan atë periudhë agonie duke e falenderuar Zotin për çdo çast. Immaculee jep një përshkrim të plotë e të qartë se si besimi i saj ndaj të madhërishmit ishte i plotë, i pakundërshtueshëm,i padiskutueshëm dhe prezent. Ajo përshkruan me detaje se si ajo thoshte papushim lutjet në rozare duke e falenderuar Zotin për ditën e re dhe për minutat jetësore, e megjithëse ajo e gjente të pamundur të thoshte “Falna Zot ashtu si falim ne ata që na dëmtojnë…” ajo gjeti kurajën e guximin të kapërcejë edhe këtë…Gjithçka ajo ia detyron dhe atribon Zotit dhe nuk rresht së falenderuari Atë! Duke pasur parasysh këtë tragjedi madhore të paparë e duke e krahasuar me veten tonë, ne shqiptarët natyrisht jemi mbrapa,shumë mbrapa…Ne jo vetëm që nuk falenderojmë për gjëra të vogla e as të mëdha në përgjithësi, por as që marrim mundimin të bëjmë të mundur të pranojmë se ky problem egziston..Tek ne shqiptarët,ka gjetur vend të rehatshëm i paudhi dhe ne, duke gënjyer veten , momentalisht s’bejmë gjë tjetër veç punën e të paudhit duke mohuar të mirën, atë më fillestarën,vlerën kyce , egzistencën e Të Plotfuqishmit dhe Falenderimin ndaj Tij për egzistencen tonë. Po nuk hodhëm hapin e parë,eshtë e kotë të kërkojmë “marrshimin” para..Gjithmonë do mbetemi në vend numëro.
Duke filluar nga vetja…Falenderime Zotit për cka më dhuron, ju them Faleminderit që më lexuat, dhe faleminderit që potencialisht mund të reflektojmë bashkarisht …..
©Merita B.McCormack
19 Tetor 2007
Apr 13, 2011
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment