Apr 13, 2011

Koment nga Aida Bode per poezite

Albanian writer/poet said...
E dashur Merita,

E di qe per nje shkrues, krijimet jane foshnja te gjirit dhe asnje nuk eshte me e preferuar se tjetra. Megjithate, une po te vecoj "Bukuria e vendlindjes" dhe "Kur jep".
E para eshte nje kapje per dore per lexuesin, nje udhetim i kendshem dhe nostalgjik ne nje te kaluar te paster dhe magjike. Duket sikur femijeria qe ti ke perjetuar papritur behet pjesez e nje se tashmeje perrallore dhe jetohet perseri jo vetem nga ty, por dhe nga ata qe ti ke kapur per dore, lexuesit e tu. Te falenderoj per kete udhetim dhe per kete clodhje. Me te vertete, bukuria e vendlindjes ndodhet pikerisht ne femijierine e gjithesecilit.

E dyta, eshte nje filozofi e vjeter sa dhe vete bota, por qe ne poezine tende ka marre ngjyra te fresketa. Vargu final i ka riperterire dashurise forcen dhe i ka rimekembur njeriut misionin e tij.
Te uroj nga zemra, Aida
9:44 AM

0 comments: